Thursday, March 17, 2016

Mustafa takon Mogherinin, i thotë se janë përmbushur kriteret për vizat (Lajmi i Mir per Kosoven Urime Kosove )


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë\Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, Isa Mustafa e njoftoi përfaqësuesen e lartë të BE-së për progresin e gjithanshëm në Kosovë. “Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marr vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”. Gjatë takimit, thuhet se është diskutuar për zhvillimet në Kosovë. “Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme”. “Kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini vlerësuan progresin e vitit të kaluar në marrëdhëniet në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke pas parasysh që Marrëveshja për Stabilizim Asociiim do të hyj në fuqi nga 1 prilli”. “Znj. Mogherini theksoi rëndësinë e kësaj marrëdhënie të parë kontraktuale në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe ripërsëriti përkushtimin e saj për të punuar me kryeministrin Mustafa dhe autoritetet në Kosovë për të promovuar progresin e mëtutjeshëm në agjendën BE-Kosovë. Ajo konfirmoi gatishmërinë e BE-së për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve”, thuhet në njoftim.

Wednesday, March 16, 2016

Pse u takuan fshehtas Albin Kurti e Agim Bahtiri?


Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin është takuar sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një takim sy me sy. Veriu.info mëson se ky takim është zhvilluar në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, i cili ka zgjatur dy orë dhe janë diskutuar çështje të aktualitetit politik, me theks të veçantë zhvillimet në Mitrovicë dhe pjesën veriore të Kosovës. Mësohet se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka dashur të informohet më për së afërmi, më çështjen e caktimit të kufirit adminsitrativ në mes të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut. Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka dhënë mbështetje Bahtirit, për të mos bërë lëshime në caktimin e kufirit administrativ dhe për punën që po bënë si kryetar i komunës më specifike të Kosovës. Ndryshe, pala serbe prej vitit të kaluar po kërkon që për kufirin administrativ të dilet përtej Hartave të përcaktuara me Pakon e Ahtisarit, sipas të cilave lumi Ibër dhe katër fshatra shqiptare matanë tij, mbesin me Mitrovicën e Jugut. Kjo kërkesë e tyre ka hasur në rezistencën e kryetarit Bahtiri, i cili është zotuar se me asnjë çmim nuk do të pranoj një gjë të tillë

Kanadaja do të pranojë 305 mijë emigrantë të rinj


Qeveria Liberale e Kanadasë ka në plan për të mirëpritur deri në 305,000 banorë të rinj të përhershëm këtë vit që është niveli më i lartë i projektuar i imigracionit në dekada. Qeveria Liberale e Kanadasë ka në plan për të mirëpritur deri në 305,000 banorë të rinj të përhershëm këtë vit – niveli më i lartë i projektuar i imigracionit në dekada, dhe një rritje për 7 për qind, krahasuar me planin e vitit 2015. Qeveria ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracionit për vitin 2016, i cili u botua ditë më parë, raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi. Sipas këtij plani, më shumë se gjysma e të gjithë të ardhurve do të arrijnë me anë të programeve të emigracionit ekonomik. Objektivi prej 160,600 njerëzve në programet ekonomike është në përputhje me pranimet përmes këtyre programeve gjatë viteve të fundit, edhe në qoftë se objektivi në vetvete është pak më i ulët se vitin e kaluar, shkruajnë mediat. E numri i refugjatëve për t’u pranuar në vitin 2016 do të jetë rreth dyfishi i numrit që ishte në shënjestër për vitin 2015. Ministri i Emigracionit, Refugjatëve dhe Nënshtetësisë (IRCC, i njohur më parë si CIC), John McCallum Kanadasë, ka deklaruar se departamenti i tij ka për qëllim të përshpejtojë kohën e procesimit për emigracionin e “familjarë”, emigrantët ekonomikë dhe pretenduesve për refugjatë duke zbatuar mësimet e nxjerra nga sjellja e 25.000 refugjatë sirianë në Kanada gjatë muajve të fundit. Po sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, plani 2016 shënon një rritje prej rreth 20,000 në numrin e përgjithshëm të banorëve të rinj të përhershëm të pranuar, krahasuar me vitin 2015. Në të vërtetë, edhe plani i 2015 pati një rritje prej 20,000 nga viti paraprak. Si pasojë, objektivi për 2016 është rreth 40.000 më i lartë se për vitin 2014, transmeton Telegrafi. Ministri McCallum ka thënë se plani është i bazuar në traditën e të qenit të Kanadasë si një vend mikpritës dhe bujar. “Ne do të jemi në gjendje për të mirëpritur më shumë njerëz në Kanada”, ka thënë ai në një konferencë shtypi në Brampton, Ontario. “Ai [plani] përshkruan një ndryshim të rëndësishëm në politikën e imigracionit drejt bashkimit të shumë familjeve, duke ndërtuar ekonominë tonë dhe mbështetur traditat humanitare të Kanadasë për rivendosjen e refugjatëve dhe ofrimit të mbrojtjes për ata që kanë nevojë”. Plani bën thirrje për lejimin e futjes në Kanada të rreth 280.000 deri në 305,000 banorëve të përhershëm në vitin 2016. Duke e quajtur si vendi që vë në shënjestër numrin më të madh të emigrantëve të rinj në kohët moderne, McCallum tha se qëllimi i qeverisë është që të “sjellë emigrantët të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një Kanada më të mirë”. Plani është menduar që të shqyrtohet çdo nëntor paraprak, për vitin e ardhshëm, por ai për vitin 2016 ishte vonuar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme dhe ndryshimeve të qeverisë gjatë asaj periudhe të vitit të kaluar.

Monday, March 14, 2016

Bizarre Transformations: Ain't No Way Nicki Minaj Looked Like That As A Teen!


Cozman i prek “zogun” Tunës live në skenë (Video)


Ata janë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it, jo vetëm për muzikën por edhe sa i takon jetës së tyre private. Tuna dhe Cozman janë koshient për këtë fakt, andaj dhe e shfrytëzojnë shumë mirë këtë fakt. Ja tek e shohim reperin teksa prek “zogun” e të dashurës së tij në skenë.

Incidenti i policëve të Kosovës me shtetasit amerikanë (Video)


Shtetasit amerikanë, Jonay dhe Olga Jonay kanë menduar se kanë rënë pre e dy kriminelëve të armatosur. Por, njerëzit që po u drejtonin armët ishin pjesëtarë të njësisë së mbrojtjes së afërt, të Policisë së Kosovës. Ramadan Krasniqi dhe Bajram Gashi aso kohe kishin nën mbrojtje kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Kjo ngjarje që duket si në filma aksion është e incizuar me celular. Ka ndodhur një vit e gjysmë më parë në hyrje të Fushë-Kosovës. Shkas ishte bërë drejtimi i revoles nga polici, Bajram Gashi, veturës civile në të cilën ndodheshin pos amerikanëve, edhe Blerim Ramosaj dhe Besnik Tahirukaj. Insajderi ka një kopje të incizimit. Në hyrje të autostradës në Gjurgjicë, civilët po udhëtonin në shiritin e shpejtë. Prapa tyre vjen me shpejtësi të madhe vetura civile Toyota. Prej xhamit të saj, polici Bajram Gashi nxjerr revolen dhe ia drejton veturës duke paralajmëruar shoferin që ta lirojë shiritin e shpejtë. Kur udhëtarët shohin se dikush po u drejton revolen, thërrasin Policinë dhe i vihen pas veturës civile me të cilën udhëtonin dy policët. Nisin të xhirojnë ngjarjen dhe komunikimin me stacionin policor në Fushë-Kosovë. Mirëpo, në hyrje të Fushë-Kosovës në kryqëzimin e autostradës që çon për në Shkup, policët u bllokojnë rrugën udhëtarëve. Të dy të veshur me rroba civile, nxjerrin armët duke kërkuar nga ta të dalin nga vetura. Hasin në rezistencë. Atyre nuk u hapet dera e as dritarja derisa të vije patrulla e uniformuar policore nga Stacioni policor i Fushë-Kosovës. Katër udhëtarët përfshirë shtetasit amerikanë shoqërohen në Stacionin policor në Qendër si të dyshuar. Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Basri Morina kishte dashur që t’u caktonte ndalim policor prej 48 orësh. Pasi ishte njoftuar Ambasada Amerikane për incidentin, në stacion të Policisë kishte shkuar kryeprokurori, Imer Beka. “Lirojini njerëzit se nuk ka vepër penale këtu”, kishte thënë ai pasi kishte shqyrtuar rastin. Në rast ishte implikuar Inspektorati Policor i Kosovës për të kryer hetime penale kundër policëve. IPK kishte mbyllur rastin “në mungesë të veprës penale nga ana e policëve”. Pasi ishte vendosur që të “dyshuarit të liroheshin”, Policia kishte kërkuar të fshihej incizimi. Ishte bërë presion mbi ta për ta fshirë atë. Personi që kishte incizuar kishte gënjyer se e ka fshirë incizimin. Pas kësaj ishin lënë të lirë. Në Inspektoratin Policor kanë thënë se hetime nuk janë kryer për shkak se nuk ka pasur elemente të veprës penale. Kanë thënë se me këtë çështje është marrë Standardet Profesionale në Polici. Por, Policia për më shumë se një javë nuk ka kthyer përgjigje nëse ka kryer hetime disiplinore apo jo ndaj policëve. Për këtë incident nuk është përgjigjur as Ambasada Amerikane në Kosovë./Insajderi.com