Wednesday, March 9, 2016

Cfare po ndodhe me transformimin e FSK-se Ne FARK


Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, thotë se FSK ka filluar përgatitjet për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), ndërsa deklaroi se është duke pritur vetëm vendimin politik. Rama, ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së ku pos tjerash foli edhe për pjesëtarët e FSK-së. Ai tha se vitin e kaluar janë rekrutuar 28 kadetë të rinj, derisa i përmendi disa trajnime të pjesëtarëve të FSK-së nëpër vende të ndryshme të botës. Gjatë raportimit Rama u ballafaqua edhe me pyetjet e anëtarëve të Komisionit, ku u pyet edhe për atë se nëse FSK i ofron kritere të barabarta edhe komuniteteve. “Tani 8 për qind e pjesëtarëve janë komunitete dhe se FSK i ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Rama

No comments:

Post a Comment